Kërkohet drejtor burgu me 465 euro pagë
20:33 | 18.01.2014
0

Kërkohet drejtor burgu me 465 euro pagë Ministria e Drejtësisë ka rishpallur konkursin për këtë post. Pas dorëheqjes së Naim Malokut shumë kohë më parë, burgu i Gërdovcit i cili është ndërtuar bazuar në standardet më të larta, tash pritet ta ketë edhe shefin.

Konkursi është hapur të enjten e kësaj jave, dhe ky post ka koeficientin 10. Kjo do të thotë se ai që do ta fitojë detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë nëGërdovc, pagën do ta ketë 465 euro e 40 centë. Llogari do t’i japë drejtpërdrejt drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Janë gjithsej shtatëmbëdhjetë detyra që personi që merr këtë detyrë duhet t'i plotësojë e të cilat nisin nga sigurimi dhe implementimi i strukturës së udhëheqjesdhe organizimit, përfundon te përgjegjësia për krijimin e një ambienti të sigurisë nëinstitucionin e vet.

Sidoqoftë, ndërtimi i këtij burgu është vlerësuar lart nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili edhe mori pjesë më 18 dhjetor 2013, në ceremoninë ehapjes së tij.Të burgosurit e parë që pritet ta popullojnë këtë burg pritet të dërgohen në muajin prilltë këtij viti dhe një numër i konsiderueshëm i tyre do të merren nga burgu i Dubravës, icili aktualisht ka rreth 1 mijë të burgosur.

Kurse burgu i ri në Gërdovcit konsiderohet se është i standardeve më të larta dhe kakapacitet për mbi 300 të burgosur. Ndërtimi është financuar nga Bashkimi Evropian (KE) me 8.5 milionë euro dhe Ministriae Drejtësisë me 6 milionë euro. Komuna e Podujevës ka ndarë parcelën prej 10hektarëve, kurse hapësira brenda rrethojave do të jetë rreth 7 hektarë, shkruan ndër të tjera e përditshmja Tribuna.

Komento

VËREJTJE: PUBLIKU.NET mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Te ngjajshme

  • Prishtina0°C

Anketa

Kush mendoni që do të qeverisë me vendin apo do të shkohet në zgjedhje?

Rezultatet