Emrat e lojtarëve të Kosovës, zbulohen me 2 mars
00:27 | 14.02.2014
0

20 futbollistë do të ftohën për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare, kundër Haiteti që do të luhet me 5 mars. Kështu ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, për emisionin Interaktiv në Koha Vision.

Ai ka refuzuar përsëri të përmend emra se kush do të mund të jetë me 5 mars, por ka thënë se me 2 mars do ta bëjë publike listën me futbollist.

“Nuk dua të flas me emra sepse po ka shumë spekulime. Me 2 mars do të bëhet publike lista e lojtarëve që do të luajnë për Kosovën. Do të jenë 18 plus 2 futbollistë që do të ftohen”, ka thënë Bunjaki.

I pyetur se a e ka takuar Adnan Januzajn, ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Londër ka qenë për diçka tjetër, por e ka shfrytëzuar që të shikojë edhe ndeshjen Arsenal – Man Utd. Ai ka shtuar se i ka takuar disa futbollistë të të dyja ekipeve, por ka hezituar të pranoi se ka folur edhe me Januzajn.

Ftesat dërgohen të hënën

Ende asnjë futbollist nuk është ftuar zyrtarisht nga përzgjedhësi i Kosovës. Kështu ka thënë Bunjaki, i cili ka sqaruar se të hënën do të dërgohen të gjitha ftesat.

Kosova luan me Haitin me 5 mars në stadiumin :Adem Jashari”./Publiku.net/
 

Komento

VËREJTJE: PUBLIKU.NET mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Te ngjajshme

  • Prishtina0°C

Anketa

Kush mendoni që do të qeverisë me vendin apo do të shkohet në zgjedhje?

Rezultatet